OAK viziton biznesin Eurolona

 

OAK u prit në takim nga përfaqësuesi i biznesit Eurolona, Fatmir Berisha.

Kryetari i bordit të OAK-së Skender Krasniqi shpalosi shërbimet dhe aktivitetet e Odës që ka realizuar gjatë kohës së operimit të saj. Theks më i veçantë i’u kushtua zgjidhjes së problemit me të cilin u përballën bizneset prodhuese lidhur me lirimin të lëndës së parë në import.

Berisha përgëzoi Oda e Afarizmit të Kosovës për punën e vazhdueshme që bën për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë,Eurolona funksionon që nga viti 2000 duke përfshirë prodhimin e produkteve bujqësore dhe blektorale.