OAK viziton biznesin Fenetre

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin Fenetre me seli në Prizren.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar me pronarin e këtij biznesi Arben Morina, palët shpalosën aktivitetet dhe shërbimet që ofrojnë, duke diskutuar kështu për mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

Për më tepër, Fenetre ofron dyer, dritare e laminat të kualitetit të lartë e me modele te ndryshme.