OAK u prit në takim nga pronarët e biznesit Greatwood, Fidan dhe Bardhyl Baca.
Zyrtarja Rreze Cana njoftoi më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.
Pronarët e biznesit falënderuan Oda e Afarizmit të Kosovës për punën e vazhdueshme që bën për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes.
Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë, biznesi Greatwood funksionon që nga viti 2016 duke ofruar produkte unike të drurit dhe fokus kanë zgjerimin e tregut në vendet e jashtme.