OAK viziton biznesin Green Life

 

Zyrtare nga Oda e Afarizmittë Kosovës vizituan biznesin Green Life të cilat u pritën nga përfaqësuesi për Kosovën Artan Rreceku.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan z.Rreceku për rolin e Odës për të qenë sa më afër bizneseve, përmirësimin e klimës së të bërit biznes, avokimi në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ndërsa drejtuesi i Green Life prezantoi produktet e tyre, misionin e komapnisë në ofrimin e mundësive që çdokush të ketë një shëndet të mirë në familje duke i ndihmuar në përmirësimin e 5 faktorëve kryesor që ndikojnë në shëndetin tonë si Ushqimi, Uji, Ajri, Gjumi dhe Ushtrimet Fizike.

Rreceku tha se Kompania Green Life Albania, me bazë në Florida prej 14 vitesh operon në Shqipëri ndërsa në Kosovë përreth dy vitesh dhe me shtrirje në mbi 30 shtete të ndryshme të botës.

Gjatë takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.