OAK viziton biznesin Hotel International Prishtina & Spa

 

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëpriten në takim nga pronari i Hotel International Prishtina & SPA, Bajram Krasniqi.

Zyrtarja Mirjeta Shala e informoi për veprimtarinë e Odës dhe angazhimin e madh të OAK-së në identifikimin e problemeve me të cilat bizneset përballen, identifikimin e alternativave për zgjidhje dhe lobimin për arritje të lehtësirave.

Krasniqi përgëzoi OAK për punën e vazhdueshme që bënë për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Hotel International Prishtina & Spa ndodhet në Veternik me një pamje të mrekullueshme të qytetit, ku përveç ofrimit të qëndrimit dhe sallës për seminare ofron dhe Spa.