OAK viziton biznesin Karrota

 

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpriten në takim nga drejtoresha ekzekutive e biznesit Karrota Albiana Ajeti.

Zyrtaret e #OAK-së njoftuan më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që #OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi. Një theks i veçantë i’u kushtua çështjeve të cilat Oda ka shtyr para deri më sot dhe lobimin e vazhdueshëm për arritje të një mjedisi më të favorshëm të të bërit biznes në vend.

Albiana Ajeti tregoi për veprimtarinë e biznesit dhe shërbimet që ata i ofrojnë tash e 15 vite, duke qenë si kompani udhëheqëse në fushën e komunikimit dhe reklamimit në Kosovë.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë vizitoni: http://www.karrota.net/