OAK viziton biznesin King Rent a Car

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin “King Rent a Car” me seli në Prishtinë, ku diskutuan për problemet me të cilat përballet ky biznes.

Fidan Bujupi theksoi se problemet me të shpeshta që ballafaqohet si pronar biznesi, vijnë si pasojë e mos funksionimit të ligjit.

Ai tha se kur veturat e tij dëmtohen apo në raste më ekstreme edhe humbin tërësisht, edhe pse i deklarojnë këto lloj raste në organet kompetente nuk gjejnë përkrahje nga asnjë prej institucioneve përkatëse në vend. Sipas tij paditë në gjykata janë të kota sepse nuk përfillen fare.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë biznes në mënyrë që t’i krijojnë lehtësira për ta zhvilluar aktivitetin e tyre.

Për më shumë, palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen.
https://bit.ly/2X9XxWY