Oda e Afarizmit të Kosovës

Zyrtare nga Oda e Afarizmit të Kosovës ditën e sotme vizituan biznesin LESNA shpk, ku priten nga përfaqësues të kësaj kompanie.

Vanesa Gashi zyrtare e OAK-së prezantoi shërbimet dhe aktivitetet që realizon #oda për bizneset, avokimin për realizimin e kërkesave të bizneseve dhe mbështetjen e tyre në operimin sa më të mirë me veprimtaritë e tyre.

Ndërsa Albinot Mahmuti menaxher i prodhimit në këtë kompani tha se Lesna është fabrika më e madhe në rajon për prodhimin e dyerve dhe dritareve me dizajne mahnitëse arkitektonike sllovene e cila aktivitetin e saj e ka filluar rreth 50 vite më parë duke u bërë brendi më i njohur dhe më i përdorur në këtë industri.

Gjatë këtij takimi i cili ishte i natyrës njoftuese palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.