OAK viziton biznesin Lili

Zyrtarë nga Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK), kanë vizituar biznesin Lili të Komunës së Mitrovicës.

Përfaqësuesi i biznesit #Lili, Shkelqim Shala njoftoi me punën dhe veprimatinë që zhvillohet tek biznesi tyre siç janë sanitiari, shitje e pllakave dhe të tjera.

Me këtë rast u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes palëve dhe mbështetja e #OAK-së e cila është e pakursyeshme për çdo biznes në Kosovë.