OAK viziton biznesin Lirimi

Në kuadër të vizitave tek bizneset në Komunën e Malishevës, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit Lirimi, Amrush Bajrami.

Koordinatorja e Oda e Afarizmit të Kosovës Qendresa Ibrahimi informoi që oda vazhdimisht u qëndron pran bizneseve anëtare, duke asistuar në zgjidhjen e problemeve me të cilat ato po përballen.

Bajrami përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që bizneset prodhuese po përballen me vështirësi nga më të ndryshmet, ku theks i veçantë i’u kushtua problemeve me lirim të lëndës së parë.

Për më shumë vizitoni: https://lirimi.com/