OAK viziton biznesin LUMA contract furniture

Zyrtaret e OAK-së zhvilluan takimin e radhës me biznesin Luma Contract Furniture. Diskutimet u përqendruan në informimin rreth aktiviteteve të OAK-së, çështjet për të cilat është duke lobuar dhe prioritetet e këtij viti. Gjithashtu u diskutua edhe për problemet e biznesit në fjalë, vështirësitë gjatë periudhës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Luma Contract Furniture ekziston që nga viti 1991 dhe tani janë lider për karrige në tregun rajonal dhe ndërkombëtar. Besnikëria ndaj klientëve, cilësia dhe çmimi i aryeshëm bëjnë të jenë konkurues në rajon. Për më shumë vizitoni: https://www.facebook.com/lumacontractfurniture