OAK viziton biznesin MAHAGONI, në Pejë

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovë, në vazhdën e takimeve në terren gjatë ditës kanë vizituar bizneset në Komunën e Pejës. Në mesin e të cilave ishte edhe Mobileria Mahagoni.

Në këtë takim u pritëm, nga pronari i biznesit Zeqë Gashi dhe menaxheri i saj Arian Hoxhaj.Përgjatë, këtij takimi u theksua nevoja jashtzakonisht e madhe për staf të kualifikuar, gjë që paraqet edhe një prej problemeve kryesore për këtë biznes.

Për më tepër, Mobileria Mahagoni ofron produkte me kualitet të lartë në mesin e të cilave 80% e tyre eksportohen në tregun e jashtëm. Me materiale kualitative dhe me punë të palodhshme MAHAGONI realizoj me sukses shumë mobile për objekte të banimit, hotele, kafiteri, restaurante, zyre, si dhe dyqane të ndryshme afariste.

Kjo ndërmarrje është e profesionalizuar me theks të veçantë në kuzhina, dhoma të gjumit, dyer të brendshme, orendi dhe enterier.

Për më tepër informata, klikoni linkun e mëposhtëm:

https://www.mahagoni-ks.com/?fbclid=IwAR0WBuZqMA6BwJLp-qdJqEZVFSWgXeHnr5sGlRGHSHWsnDX6WaHpBKhSAEc