OAK viziton biznesin Melita&Partners

Në kuadër të vizitave tek bizneset, përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga drejtori i Melita & Partners Arben Ymeraga.

Ky takim ishte i karakterit njoftues, ku u diskutuan çështjet e trajtuara nga oda deri më tani dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë realizimit të veprimtarisë së tyre.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Melita & Partners ofron zgjidhje për kontabilitet dhe menaxhim financiar për biznese dhe organizata të ndryshme përmes softuerit QuickBooks, Xero dhe softuerëve tjerë ndihmës.