Në kuadër të vizitave që kishin në Gjilan delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit nga pronari i biznesit Shkodra Rehau, z.Zeqir Shkodra.
Gjatë këtij takimi z. Shkodra u njoftua për së afërmi me aktivitetet e OAK-së dhe shërbimet që ofron për bizneset, me qëllim të tejkalimit të sfidave që paraqiten e që mund të vështirësojnë operimin me sukses të biznesit.
z. Shkodra vlerësoi angazhimin e OAK-së në adresimin e ankesave të bizneseve, drejt zgjidhjes sa më të mirë, duke theksuar se është i gatshëm për të bashkëpunuar në këtë drejtim.
Për më shumë, Shkodra Rehau është kompani e cila merret me Projektim, Ndërtim, Dyer & Dritare.