OAK viziton biznesin ‘Vëllezërit Asllani’

Përgjatë vizitave në terren Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka ndaluar të vizitoj edhe biznesin Vëllezërit Asllani.

Përfaqësueset e OAK-së u pritën në këtë takim nga Qazim Asllani pronar i kompanisë si dhe nga Drejtori Menaxhues dhe Zyrtari Ligjor.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes OAK-së dhe biznesit Vëllezërit Asllani. Ku një bashkëpunim i mundshëm mbetë të shqyrohet.

Për më tepër kjo kompani u themelua në vitin 1975 nga Adem Asllani me emrin “Abria”.

Pas 21 vite punë në fushën e ndërtimtarisë, në vitin 1996 detyrimisht ndërpreu punën për shkaqe të përkeqësimit të situatës në Kosovë  në vitin 2000. Qazim Asllani,  rifillon punën e kompanisë aty ku e kishte lënë babai i tij Ademi me emër të ndryshuar si Vëllezërit Asllani dhe vazhdon punën edhe sot e kësaj dite.

Që nga viti 2005 kompania N.N. Vëllezërit Asllani regjistron një numër të madh të puntorëve. Si një kompani në pronësi të familjes, kjo kompani ka reputacion,  përsosmëri  si dhe aftësinë unike për të përmbushur kërkesat e larta të klientëve.

Për më tepër informacione  rreth shërbimeve,  që kjo kompani ofron klikoni në likun e mëposhtëm:

https://vllezeritasllani.com/?fbclid=IwAR3QToS92olmwTKV24hxURxn_jXc9mV5vXW3dfspjXFaOjQb6-clO3ltWCY