OAK viziton biznesin “Xfort” SH.P.K.

Zyrtare të Odës së Afarzimit të Kosovës u pritën në takim nga pronarët e “Xfort” SH.P.K. Sali dhe Albert Selmani.

Sfidat me të cilat bizneset po përballen gjatë periudhës së pandemisë dhe jo vetëm, ishin tema kryesore e diskutimit gjatë këtij takimi.

Për më shumë, ndërmarrja prodhuese “Xfort” SH.P.K. është kompani tashmë me traditë në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit, e orientuar në përdorimin e lëndëve dhe energjive jo të dëmshme për ambientin, duke krijuar produkte që janë në përputhshmëri me Eko-sistemin si dhe duke synuar përdorimin e teknologjive sa më miqësore me mjedisin jetësor.