OAK viziton biznesin Zero Pozitive Publicis

 

Përfaqësueset e Odes së Afarizmit të Kosovës u mirëpriten në takim nga përfaqësuesja e biznesit Zero Pozitive Publicis Donika Cami.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi , shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.

Ndërsa Donika Cami prezentoi aktivitetet dhe shërbimet si reklama dhe promovime të bizneseve që ofrojnë tashmë 20 vite që funksionon në Kosovë.

Për më shumë vizitoni: https://zeropozitive.com/