OAK viziton Climasan SH.P.K

Zyrtare të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i Clinasan SH.P.K Sani Osmani dhe zëvendës drejtorin Muhamed Berisha.

Çështjet kryesore të trajtuara gjatë këtij takimi ishin shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës ofron për anëtarët e saj, çështjet e trajtuara deri më tani me qëllim të krijimit të një klime më të favorshme për të bërit biznes në vend dhe problemet me të cilat po përballet Climasan.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Climasan është përfaqësuesi i vetëm i autorizuar për Kosovë për klimat Daikin.

Për informata më të detajuara vizitoni: https://climasan-ks.com