OAK viziton Drop Creativity

 

Qëllim i këtij vizite ishte njoftimi nga afër për punët dhe angazhimet që Oda e Afarizmit të Kosovës po bënë në shërbim të nevojave të bizneseve dhe një theks i veçantë ju kushtua përfitimeve që bizneset anëtare kanë nga OAK siç është avokimi, trajnimi dhe rrjetëzimi.

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të kryesuar nga zyrtarja Mirjeta Shala, u pritën në takim  nga pronari i Drop Creativity, z.Agron Gashi.

z.Gashi konsideroi që si biznes deri më tani ju kanë dalë ballë sfidave të ndryshme me të cilat janë përballur. Ai njëkohësisht theksoi se për çdo biznes është e nevojshme të ketë një shtëpi tek e cila mund të adresoj të gjitha problemet dhe se kjo është arsyeja pse bizneset duhet të anëtarësohen në oda

Për më shumë, Drop Creativity bënë shërbime të printimit, dizajnit grafik dhe web dizajnit.