OAK viziton ENRAD

Në vazhdën e takimve në komunën e Gjilanit, OAK u prit edhe nga Tahir Tahiri, drejtori i fabrikës së radiatorëve ENRAD.

Anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj theksoi që Oda e Afarizmit të Kosovës ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet vendore, e tëra kjo me qëllim që bëhet urë lidhëse ndërmejt institucioneve dhe bizneseve.

Zyrtarja Qëndresa Ibrahimi njoftoi nga afër me shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare dhe theksoi disa nga çështjet e ngritura nga oda si rasti i KEDS me trafo, shfuqizimi i udhëzimeve administrative të cilat po bllokojnë bizneset e sektorit minerar, peticioni i sektorit të bukëpjekësve, Ligji i Punës dhe Pushimi i Lehonisë.

Tahiri përgëzoi odën për punën e bërë derimë tani dhe shtoi që EnRad ka një linjë prodhimi 250m. Ai shtoi që produktet e ENRAD eksportohen në  10-të shtete dhe se po planifikojnë zgjerim.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, ENRAD është një nga prodhuesit kryesorë të radiatorëve panel dhe gypor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.ka afro 40 vite përvojë dhe është pjesë e Engroup, me kapacitet vjetor të prodhimit prej 1,000,000m të radiatorëve panel.