Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovësës u pritën në takim nga pronari i ETM Group, Granit Kutllovci.

Zyrtarja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Mirjeta Shala foli për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, ku theksi i veçantë i’u kushtua lobimit të vazhdueshëm për tejkalim të barrierave me të cilat bizneset po përballen me qëllim të krijimit të një klime më të mirë për të bërit biznes në vend.

Kutllovci përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani, ku tutje informoi për çështjet me të cilat ETM Group po përballet.

Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.