OAK viziton Euro Abi sh.p.k

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit Euro Abi sh.p.k, Fitim Azizi.

Kryetari i bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës Skender Krasniqitheksoi që nga themelimi OAK është duke u merrë drejtpërdrejt me zgjidhje të problemeve të bizneseve, arsye për të cilën vazhdimisht është duke lobuar në ndryshim të ligjeve ekzistuese pasiqë vërehet një mungesë harmonizimi ndërmjet tyre.

Azizi falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën dhe tutje informoi për disa nga çështjet kryesore me të cilat po përballen ata si biznes.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë vizitoni: http://euroabi.com/