OAK viziton fabrikën Euro Fisi Group

Në vazhdën e vizitave tek bizneset, përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i Euro Fisi Group, Ismajl Shallti.

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për çështjet që Oda e Afarizmit të Kosovës vazhdimisht po lobon, e ku theks i veçantë iu kushtua ligjit të punës dhe pushimit të lehonisë.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi shtoi se kërkesë e odës është që pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti, ashtu siç ndodhë edhe në shtetet e rajonit, pasiqë një lehtësirë e tillë do të ndikoj në krijimin e kushteve më të favorshme për punësimin e femrave.

Shallti përgëzoi odën për punën e bërë dhe përkrahu këtë iniciativë që shteti të marr përsipër barrën e pushimit të lehonisë.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë vizitoni: http://eurofisi-group.com/