OAK viziton Hotel Garden

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Hotel Garden të cilat u pritën nga menaxherja gjenerale Alisa Sopjani.

Zyrtaret e OAK njoftuan znj.Sopjani për misionin e Odës, në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, mbështetjen e bizneseve në tejkalimin e sfidave të tyre dhe të tjera aktivitete me rëndësi që OAK realizon çdo ditë të punës, për bizneset.

Ndërsa menaxherja e Hotel Garden Alisa Sopjani, tregoi për veprimtarinë e hotelit ekskluziv në Prishtinë, duke i prezantuar dhomat luksoze të projektuara me kujdes dhe stil.

Ndër të tjera znj.Sopjani theksoi se TVSH-ja për sektorin e hotelerisë është goxha e lartë e sidomos duke krahasuar me vendet e rajonit që janë prej 5, 7 deri në 8 %, derisa në Kosovë është 18%, si dhe një tjetër problem sipas saj ishte edhe dhënia e lejes së ndërtimit.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.