Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës vzituan Hotel Venus të cilët u priten në takim nga pronari Valdrin Hasani dhe menaxherja e financave Agnesa Sinani.

Zyrtarët e OAK-së njoftuan zyrtarët e Venus Hotel për misionin e Odës, në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, mbështetjen e bizneseve në tejkalimin e sfidave të tyre dhe të tjera aktivitete me rëndësi që OAK realizon çdo ditë për bizneset vendore.

Ndërsa zyrtarët e Venus Hotel treguan për veprimtarinë e biznesit të tyre i cili ka rreth një vit pune që nga themelimi, ku prezantuan shërbimet cilësore dhe ambientin ekskluziv që hoteli ofron.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.