OAK viziton Jetishi Qeramika

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit u pritën në takim nga pronari i kompanisë Jetishi Ceramika z. Ramadan Jetishi.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të avokimit dhe lobimit të sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset.

Jetishi përshëndeti iniciativën e OAK-së duke lënë të hapur mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen e afërt.