OAK viziton kompaninë Hazrolli

   

Takimi radhës i përfaqësuesëve të OAK,  ishte vizita tek bizneset e Malishevës për të parë gjendjen e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Përfaqësuesit e Odës u priten nga nga pronari i kompanisë Hazrolli, Afrim Hazrolli.

Anëtari i OAK, Hysni Zogaj foli për veprimtarinë të cilën e zhvillon Oda, përkrahjet e shumta që i ofron bizneseve kosovare dhe  deri në jetësimin e kërkesave të tyre.

Ndërsa pronari i kompanisë Hazrolli, prezantoi shërbimet që ofron si enterier, bazdarimi i pajisjeve të  kontrollimeve teknike,  i cili është përfaqësues për Kosovën dhe Shqiperinë.

Në fund të takimit Z.Hazrolli vlerësoi punën që bënë OAK, dhe premtoi se shumë shpejt do të bëhet pjesë e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Në këtë takim OAK  u prezantua nga: anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe zyrtaret, Mirjeta Shala dhe Rreze Cana.