OAK viziton kompaninë “Vëllezërit Neziraj” në Deçan

Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës, i kryesuar nga kryeatri i bordit z. Skender Krasniqi me bashkëpunëtor ka qëndruar në vizitë te kompania e përpunimit të mishit “Vëllezërit Neziraj” në Deçan.

z. Adnan Neziraj, menaxher i Kompanisë “Vëllezërit Neziraj”, i njoftoj delegacionin e OAK-ut, “hapat e parë të kompanisë së tyre fillojnë nga vitet 1988-89, kur kanë nisur biznesin si thertore me kapacitete më të vogla, që ka përmbushur nevojat e popullatës lokale, për t’i zhvilluar më tutje me përpunimin e mishit, të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Kompania “Vëllezërit Neziraj”.

“Në vitin 2008 fillojë të ndërtohet objekti i ri, në të cilin është implementuar edhe ky projekt, i cili projekt u ka parapri kritereve të nevojshme, që ne sot të kemi një fabrikë, me kompetenca më të mëdha dhe potencial të duhur për të përballuar një investim të këtij niveli. Kompania jonë ka arritur që të investojë në pikat kyçe, të përpunimit të mishit, të cilat kanë ndikuar direkt në rritjen e standardeve të higjienës dhe kualitetit të produktit të mishit”, tha Neziraj.

Ndërsa, kryetari i OAK-ut i përgëzoj për punën e mirë që janë duke e bërë në ngitjen e cilesisë së produkteve të mishit në Kosovë, si dhe në krijimin e shumë vendeve të reja të punës. OAK-u do të jetë bashkëpunues i sinqert me secilën kompani në Kosovë e cila ka për qëllim zhvillimin e vendit.

Me këtë rast kompania “Vëllezërit Neziraj” u bënë pjesë e OAK-ut.
FU Vëllezërit Neziraj