OAK viziton Metal Kosova

 

Përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) të drejtuara nga koordinatorja Qendresa Ibrahimi u pritën në takim nga Besnik Behluli, menaxher në Metal Kosova.

Ibrahimi prezentoi shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës ofron për bizneset anëtare dhe theks të veçantë i kushtoi avokimit për zgjidhje të problemeve të bizneseve tek institucionet përkatëse.

Ibrahimi shtoi që OAK është urë lidhëse ndërmjet bizneseve dhe institucioneve vendore.

Behluli përgëzoi Oda e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më tani, ndërsa tutje u fokusua tek disa nga problemet me të cilat po përballen bizneset të tilla si burokracitë e panevojshme në ATK dhe Dogana, problemet në transport e të ngjashme.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë: http://www.metalkosova.com