OAK viziton Mobile Karagaq MK

Në vazhdën e vizitave në bizneset e Komunës së Pejës, përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronarët e Mobile Karagaq, Ferhat Zeqiri dhe Ferid Zeqiri.

Përfaqësueset e OAK-së njoftuan për shërbimet që oda ofron ndaj bizneseve anëtare, ku theks i veçantë i’u kushtua avokimit, rrjetëzimit dhe trajnimeve.

Zeqiri falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën e bërë, duke theksuar që Mobile Karagaç pjesën dërmuese të produkteve të tyre i kanë të dedikuara për tregun e huaj.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.