OAK viziton objektin e ri të Kosmonte Foods

Me rastin e përurimit, OAK ka vizituar zyret e reja të biznesit anëtar Kosmonte Foods, me pronar Lulzim Begaj i cili njëherësh është edhe anëtar i Bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës.

Kosmonte Foods me investimin e bërë tanimë posedon zyret me stil modern dhe shumë të avancuara të niveleve botërore.

Kujtojmë që Kosmonte është lider në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në vend dhe rajon ndërsa si distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, ofron gamë të gjerë të produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, çaj, kafe, pije dhe produkte të tjera ekskluzive.

#OAK përgëzoi pronarin për këtë investim madhështor duke i uruar shumë suksese gjatë operimit!

Në këtë vizitë të pranishëm ishin: Kryetari i Bordit Skender Krasniqi, Sekretari Diamant Elshani, Anëtari i Bordit Hysni Zogaj, Koordinatoria Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Mirjeta Shala