OAK viziton Parkun e Biznesit

 

Përfaqësueset nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilluan takime me disa prej bizneseve që operojnë në Zonën Industriale në Drenas, përfshirë biznesin “Dijamant” ku u mirëpritën nga pronari i këtij biznesi.

Fabrika “Dijamant” ofron lloje të ndryshme të lëndës së drurit për zdrukthtari, ku me këtë rast u njoftuam edhe me prodhimin e kësaj fabrike.

Takimi tjetër u mbajt në biznesin “Liftkos”SHPK, kompani kjo e cila është ndërmarrje e specializuar në prodhimin, montimin dhe servisimin e ashensorëve për bartjen e personave dhe mallërave.

Ndësa takimi i radhës ishte tek biznesi “Medruplast”, ku përfaqësuesi i MDP informoi se ky biznes funksionon me aftësi të larta zhvillimore, prodhuese dhe ka përqindje të madhe të tregut kosovar dhe regjional, me një llojIlojshmëri prodhimesh dhe vëllimin më të madh prodhues në Kosovë.

Gjatë këtyre takimeve bizneset u njoftuan lidhur me aktivitetet dhe shërbimet që Oda e Afarizmit ofron për bizneset anëtare, dhe u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësueset e OAK-së takuan edhe përfaqësues nga bizneset AGS dhe Arkos, me të cilët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt.