OAK viziton Passable sh.p.k

 

Zyrtare të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga bashkëpronari i Passable, Fikret Havolli.

Zyrtarja e Odës së Afarizmit të Kosovës Mirjeta Shala përveç shërbimeve që oda ofron për bizneset anëtare, theks të veçantë i kushtoi çështjeve të shtyra para, ndër të cilat janë pushimi i lehonisë, lirimi i lëndës së parë nga taksa doganore për bizneset prodhuese e probleme të sektorëve të ndryshme në të cilat oda është duke lobuar.

Shala theksoi që OAK vazhdimisht identifikon probleme me të cilat bizneset vazhdimisht përballen, alternativa të mundëshme për zgjidhje dhe pastaj drejton kërkesa e realizon takime me institucionet vendore me qëllim që së bashku të arrijmë krijimin e një klime më të favorshme të të bërit biznes në vend.

Havolli theksoi që Passable është themeluar nga viti 1992 dhe kryesisht merret me distribuimin e mallrave ushqimore, higjienike, kozmetike dhe tobacco. Ai theksoi që një nga problemet kryesore të bizneseve kohët e fundit është mungesa e komunikimit të institucioneve me bizneset.

Për më shumë vizitoni: http://passable-ks.com/