OAK viziton PLANET

 

Në vazhdën e takimeve në qytetin e Gjilanit përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan edhe Resort PLANET, ku u pritën nga përfaqësuesi Bashkim Hyseni.

Përfaqësuesit e OAK-së i njoftuan për shërbimet që Oda i ofron për anëtarët e saj, e ndër të cilat vëmendje më e madhe i’u kushtua avokimit, organizimit të trajnimeve, shërbimeve të ndryshme biznesore dhe rrjetëzimit.

z.Hyseni përgëzoi Odën për punën të cilat ajo po realizon, duke shtuar se çdo biznes ka nevojë për një vend ku mund të adresoj çdo problem dhe të gjejë përkrahje.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.