Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë vizitave në terren ka vizituar edhe biznesin anëtar të OAK-së, Plus Center dhe Fabrikën e Veglave “Plus” në Ferizaj.
Përfaqësuesit e OAK-së u pritën në takim nga pronari i biznesit Nezir Sylejmani me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen momentale të bizneseve dhe afektimin e bizneseve nga pandemia.
Përgjatë këtij takimi, përfaqësuesit e OAK-së vizituan objektin e Plus Market dhe Fabrikën e Veglave të Plus.
Për më tepër, Plus Center në Ferizaj është marketi i parë në Kosovë pa produkte serbe ndërsa Fabrika e Veglave Plus bënë punimin e dhëmbëzorëve me forma dhe madhësi të ndryshme.
Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://plus-ks.com/