OAK viziton Poppins PetFood

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim Nga pronari i biznesit Poppins, Xhevdet Duka.Theksi kryesor i diskutimit në takim i’u kushtua shërbimeve që oda i ofron anëtarët, e në veçanti avokimi tek Institucionet për çështjet me interes për bizneset.Duka përgëzoi punën që OAK ka realizuar deri më tani, duke shtuar që bashkëpunimi me odë është i mirë se ardhur, pasiqë kështu bizneset arrijnë më lehtë deri tek zgjidhja e sfidave me të cilat përballen.Për më shumë, Poppins merret me prodhim të ushqimit për kafshë, kryesisht qen dhe mace. Një ndër përparësitë e kesaj kompanie është edhe rëndësia që i kushtojnë përgjegjësisë sociale, pasiqë këtë fillim vit në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë filluar implementimin e pikave ushqyese për qentë endacak.