OAK viziton PRINCESHA Construction

Drejtues të kompanisë ndërtimore Princesha Construction, kanë mirëpritur në takim delegacionin e OAK-së në krye me drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj.

Drejtori i kompanisë Princesha Construction SH.P.K., Emrush Thaci, shpalosi sfidat me të cilat përballet ky biznes dhe fusha e ndërtimit në vend.

Problemet me KEDS-in, me inspektoriatin e ngarkesat e kundërta, janë vetëm disa nga sfidat që po ngulfasin sektorin ndërtues në vend.

Po ashtu vonesat në pranim-teknik, janë një problem tjetër që po ngulfatë afarizmin në sektorin e ndërimtit.

Edhe pse kanë kryer të gjitha obligimet në raport me ngrohtoren e qytetit,Termokos, ende nuk u është siguruar kyçja në ngrohje.

Lidhur me këto sfida e edhe të tjera të sektorit të ndërtimit, drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj, tha se është kruciale artikulimi i zërit të biznesit në vend, nga një institucion që përmirësimin e klimës së afarimit e sheh si të përgjithshëm e jo të përveçëm, ashtu si e sheh është Oda e Afarizmit të Kosovës.

Shpalosja e misionit të OAK-ut, aktiviteteve, mbi 70 rastete e trajtuara e zgjidhura (në mesine tyre edhe me KEDS), ishin po ashtu pjesë e këtij takimi njohës i cili u mirëprit nga të dyja palët.