OAK viziton QAP Pejë

Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga zëvendës drejtori i Qendrës së Aftësimit Profesional të Komunës së Pejës (QAP), Sadri Kukaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më i detajuar rreth kuadrove që QAP përgatitë, programeve e moduleve të trajnimeve, në mënyrë që të shtyrtohen mundësitë e bashkëpunimit me sektorin privat, për ndërlidhje të kuadrove me vendin e punës.

Ky takim vie si rezultat i sfidave që bizneset po hasin si pasojë e mungesës së stafit të kualifikuar, e sidomos për pozitat në të cilat nevojitet aftësimi profesional. 

Disa nga programet që QAP ofron janë: ndërtimtari, hidroinstalime, elektroinstalime, zdrukthtari, agrobiznes, administrim i ndërmarrjeve mikro dhe të mesme, administrim biznesi, kontabilitet etj.