OAK viziton Relux Ks

Kryetari i bordit Skender Krasniqi dhe koordinatorja Qendresa Ibrahimi vizituan biznesin anëtar Relux me pronar z. Ramiz Gashi.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Odës pranuan disa shqetësime të biznesit, të cilat do të delegohen tek institucionet përkatëse në mënyrë që të lobohet për zgjidhje.

Për më shumë Relux është biznes që prodhon baza të ndryshme për ngjyra dhe fasada, ngjyra të brendshme dhe të jashtme, fasada dekoruse etj. Relux posedon edhe Tnting – sistemin e përsosur për prodhim, dhe janë të certifikuar me ISO 9001. Relux ka një bagazh më shumë se 24 vjet eksperiencë në Gjermani dhe aktualisht janë në fazë të investimeve për zgjerim të biznesit.