OAK viziton Restaurant Collection

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Restaurant Collection të cilat u priten nga menaxheri Besart Havolli.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan z.Havollin për misionin e Odës, në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, aktivitetet, shërbimet dhe trajnimet për bizneset.

Ndërsa z. Havolli tregoi për veprimtarinë e Restaurant Collection, i cili ka tashmë 13 vite punë që nga themelimi tij me rreth 15 puntorë. Ai prezantoi shërbimet e tyre cilësore si dhe sfidat në të cilat kanë kaluar si biznes.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.