OAK viziton Restaurant Mia

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Restaurant Mia të cilat u priten nga pronari Burim Azemi.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan Azemin për aktivitetet e Odës, angazhimin në përkrahjen e bizneseve, zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e tyre.

Ndërsa pronari i Restaurant Mia prezantoi shërbimet që biznesi tij ofron për ahengje të ndryshme, dasma, fejesa dhe ditëlindje. Restoranti posedon 220 ulëse.

Të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.