OAK viziton Restaurant n’Bahçe

Zyrtarë nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar Restaurant n’Bahçe të cilët u pritën në takim nga pronari Besim Muqiqi.

Muqiqi u njoftua për veprimtarinë e Odës e cila për 2 vjet ka ngritur dhe realizuar shumë çëshjte dhe kërkesa të bizneseve.

Pronari i Restaurant n’Bahçe prezantoi shërbimet që ofron biznesi i tij një restorant elegant me pamje mbresëlënëse.

Ndër të tjera ai përmendi problemin me lumin që ndodhet në lagje i cili paraqet shqetësim në funksionimin e biznesit si rrjedhoj e krijimit të një deponie mbeturinash dhe ujërash të zeza që lëshojnë erë të rënd.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për me shumë: https://www.facebook.com/restaurantnbahqe