OAK viziton Restaurant Perla-Te Linda

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmittë Kosovës vizituan Restaurant Perla-Te Linda të cilat u priten nga menaxheri Arben Haxhibrahimi.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan z. Haxhibrahimin për misionin e Odës së Afarizmit të Kosovës, në promovimin dhe shërbimin e komunitetit të biznesit, e cila tashmë rreth tre vite ka arritur të jetë një odë kredibile në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Theks të veçantë i’u kushtua çështjueve të trajtuara në vazhdimësi dhe memorandumeve të bashkëpunimit që OAK ka nënshkruar me qëllim të krijimit të më shumë mundësive dhe lehtësira për bizneset anëtare.

Ndërsa z.Haxhibrahimi tregoi për veprimtarinë dhe punën e suksesshme të Restaurant Perla-Te Linda, i cili ofron një ambient të ngrohtë me sherbime dhe ushqim të servuar me cilësi të lartë të shijes.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.