OAK viziton Rron-Restaurant Veternik

Zyrtare nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Rron-Restaurant Veternik të cilat u pritën në takim nga menaxheri Rron Rexha.

Zyrtaret e OAK-së i prezantuan Rexhës shërbimet e shumta të Odës që ofron për bizneset anëtare, avokimin në shumë çështje si kërkesa të bizneseve që OAK ka marrë parasysh dhe ka punuar në realizimin e tyre.

Ndërsa Rexha foli për biznesin e tij i cili ofron shërbime cilësore të ofruara në mënyrë profesionale në një harmoni të përsosur duke ofruar dhoma për kokteje, punëtori profesionale dhe partitë, Katering dhe ushqim.

Ndër të tjera menaxheri Rexha dekalroi se si biznes përvec Oda e Afarizmit të Kosovës askush deri sot nuk i ka pyetur dhe nuk është interesuar për problemet që përballen si biznes. Ai shtoi se TVSH-ja është e lartë, dhe kanë probleme të shpeshta me energji elektrike.

Në fund të takimit palët u pajtuan se ka hapësirë bashkëpunimi në të ardhmen në mes OAK dhe Rron-Restaurant Veternik.

Reagim ndalejt e energjise elektrike