OAK viziton Sefa Wine biznes kosovar që fitoi çmime ndërkombëtare për cilësi

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Në vazhdën e shumë takimeve në qytetin e Rahovecit, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan edhe kompaninë Sefa Wine, ku u pritën në takim nga përfaqësuesi i kësaj kompanie z. Blerim B. Shulina.

Anëtari i bordit të #OAK-së z.Hysni Zogaj e njoftoi z.Shulina për të arriturat e #OAK-ut si dhe për planet që #OAK ka për të ndihmuar bizneset prodhuese në Kosovë.

Ndersa, z.Shulina u shpreh që përkundër shumë sfidave dhe veshtirësive që përballen bizneset prodhuese në Kosove, produktet vendore kanë cilësi të mirë dhe janë të konkurueshme me ato ndërkombëtare. Për më shumë, z.Shulina shtoi që biznesi i tij ka fituar disa herë çmime të rendësishme në garat ndërkombëtare, ndër të cilat ai veçoi garën ndërkombëtare në Londer, ku ne mesin e mijërav verërave, Sefa Wine fitoi tre çmime dhe së fundi në garën ndërkombëtare në Lion, fitoi dy çmime për cilësi në kategorinë e argjendë.

Gjatë këtij takimi u theksua që kompanitë prodhuese ende përballen me probleme elementare, dhe se edhe në ditët e sotme mungon përkrahja institucionale për prodhuesit vendor.
Për më shumë Sefa Wine është biznes famijar dhe është themeluar mbi bazën e experiencës që ka trashëguar nga brezi në brez deri në ditët e sotshme. Sefa Wine cilësohet si një biznes mjaft i suksesshëm në sektorin e verëraveImage may contain: 1 person, indoor.

http://www.sefawine.com/