OAK në takim me biznesin anëtarë KIT

 

Në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës u prit pronari i biznesit anëtarë Kosova Information Technology (KIT), Shefik Bunjaku.

Gjatë këtij takimi u diskutuan problemet e të bërit biznes në përgjithësi, e ku theks i veçantë i’u kushtua sektorit të teknologjisë.

Për më shumë, KIT është themeluar në vitin 2004 dhe është anëtare në OAK tash e dy vite. KIT ofron zhvillim të softuerëve, mirëmbajtje dhe menaxhim të kontabilitetit.

Për më shumë: https://www.kit-ks.com/