Përfaqësueset e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) kanë vizituar disa nga spitalet private në Komunën e Prishtinës, me ç’rast u diskutua për problemet konkrete me të cilat aktualisht janë duke u ballafaquar këto të fundit.

Në mesin e spitaleve që vizituam janë Sptali Otrila ku në takim u pritëm nga drejtori i spitalit Lirim Ukimeraj, Laboratori Olivie Medical u pritëm në takim nga menaxheri Blerim Bajqinca si dhe në Spitalin Sirona u takuam me menaxheren Alberta Krasniqi.

Ndër temat kryesore të cilat u trajtuan gjatë këtyre takimeve ishin ndalimi i vizitave nga IKSHPK në spitalet private, kur këto të fundit kanë nevojë për ndonjë analizë specifike, bërja e analizave jashtë vendit e cila ka kosto relativisht të lartë si dhe ndalimi i reklamimit të IVF (fertilizim i asistuar) për spitalet private.

Përderisa, përfaqësueset e OAK-së shpalosën punën e deritanishme të odës, e cila çdo herë i’u ka dalë në ndihmë bizneseve.

Spitali Otrila u themelua në vitin 2010 dhe udhëhiqet nga Dr. Lirim Ukimeraj. Momentalisht ofron mbi 600 shërbime të ndryshme në ORL, Ortopedi, Radiologji dhe Shërbime laboratorike,

Laboratori Olive është qendra më e madhe diagnostike në vend dhe më gjerë. Olive është e pajisur me aparaturat më të sofistikuara duke u bazuar në metodat më të avancuara.

Ndërsa, Spitali Sirona është spital special i gjinikologjisë, kirurgjisë së gjirit si dhe kirurgjive maksiofaciale me stomatologji.

Për më shumë informacione rreth këtyre Qendrave Spitalore,  klikoni linqet në vazhdim:

https://bit.ly/2MbvPrJ

http://www.olivemedical-ks.com/about_us

http://bit.ly/2NlqG16