OAK viziton Spitali Lindja

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Spitali Lindja që ndodhet në Veternik, të cilat u pritën nga pronari Dr. Dergut Aliu.

Zyrtaret e #OAK-së njoftuan Dr.Aliun për qëllimin e Odës që të jenë sa më afër bizneseve, avokimi në zgjidhjen e problemeve të tyre, përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, dhe u theksuan disa nga çështjet kryesore që #OAK ka shtyer përpara si lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja, ligji i punës, pushimi i lehonisë dhe të tjera.

Ndërsa Dr. Dergut Aliu me përvojë 25 vjeçare i cili është dëshmuar si një nga më të mirët në fushën e Gjinekologjisë prezantoi shërbimët që operojnë në Spitalin Lindja si Gjinekologjia, Urologjia, Pediatria, Rentgen, Laboratori Biokimik, Sterilitet me të gjitha metodat.

Dr..Aliu shtoi se ka 61 punëtorë ku prej tyre 46 janë femra dhe permanent shkojnë në pushimin e lehonisë 2 femra.

Gajtë takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.