#OAK viziton SwissPelet

Përfaqësues të Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin prodhue “Swiss Pelet” SH.P.K., ku u pritën nga drejtori Asllan Shala.Gjatë këtij takimi u diskutua për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare dhe çështjet e inicuara për zgjidhje.Shala theksoi që “Swiss Pelet” SH.P.K. funksionon që 7-të vite dhe është e fokusuar në prodhim të peletit nga druri i ahut. Sipas tij, kompania ka kapacitet të lartë të prodhimit, mirëpo problemin kryesor është duke hasur me byrokracitë e panevojshme në institucionet tona.Për më shumë, “SwissPelet” duke e përdorur makinerinë zvicërane merret ekskluzivisht me prodhimin e peletit me cilësi të lartë, produkt ky i ngrohjes, i cili ofron mënyrën më ekonomike dhe më të mirë të ngrohjes, krahasuar me lëndët tjera ngrohëse siq janë druri, qymyri, gazi, nafta etj.