OAK zhvilloi takim me biznesin “MC UNIT”

Përfaqësueset nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin “MC UNIT” ku u pritën në takim nga Afërdita Gashi dhe Ajshe Gashi.

Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi i të dy palëve dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

Kompania MC UNIT sh.p.k është distributor ekskluziv i brendeve BUDA, Yore, Unlu dhe Bella në të gjithë rajonin e Kosovës, ku në të ardhmen kjo kompani planifikon të ofroj edhe brende tjera ushqimore.

Palët së bashku shpalosën informacione rreth veprimtarive që ushtrojnë dhe lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.